Rezultatet e dobëta të Manchester United duket se po iu “faturohen” trajnerit Ralf Ragnick.
Të paktën këtë e konfirmon edhe vetë Rangnick i cili thotë se nuk e di si u kanë shkuar bisedimet e bordit me homologët e tij.
“E di se bordi po bisedon edhe me trajnerë të tjerë së fundi, por nuk e di se cila ka qenë përvoja e tyre në këto takime”, u shpreh ai, shkruan Fabrizio Romano, transmeton lajmi.net.
Si më të përfolurit për ta zëvendësuar Ragnick janë Mauricio Pochettino dhe Erik ten Haag.