Vlora prej tre ditësh e mbuluar nga tymi, plehrat digjen në vendgrumbullim

schedule22:33 - 1 Prill, 2022

schedule 22:33 - 1 Prill, 2022

Një tjetër qytet është nën pushtetin e tymit. Vlora prej tre ditësh është e mbuluar nga tymi i djegies së mbeturinave. Dhe në këtë rast, sipas bashkisë, zjarri është i qëllimshëm. Pushteti vendor ende nuk ka marrë një masë dhe zëri i banorëve nuk dëgjohet prej ditësh.

15 km larg qytetit, në Sherishtë, po ngrihet një tjetër Landfill ku do të depozitohen mbetjet e Vlorës dhe Selenicës. Kryeministri Rama gjatë inspektimit që bëri në tetor të vitit 2020 deklaroi se këtu do të ngrihet një impiant riciklimi për mbetjet e dy bashkive. /abcnews.al/