Detajet tronditëse, mjekët për 33-vjeçaren në Greqi: Reagimi i asaj, aspak si i një nëne që sapo i ka vdekur fëmija

schedule22:24 - 1 Prill, 2022

schedule 22:24 - 1 Prill, 2022

Një nga mjekët e spitalit të fëmijëve “Aglaia Kyriakou” në Greqi ka rrëfyer detaje të tjera tronditëse nga vdekja e vogëlushes Georgina.

9-vjeçarja ndërroi jetë në spital më 29 janar dhe në gjakun e saj pas ekzaminimit mjeko-ligjor u gjet një sasi e konsiderueshme ketamine. Tashmë autoritetet në Greqi si të dyshuar kryesore kanë nënën e saj, 33-vjeçaren Roula Pispirigou.

Sipas raportit, kur mjekët i njoftuan nënës se vajza e saj 9-vjeçare nuk jetonte më, ajo doli nga dhoma dhe shkoi në zyrën e mjekëve, të cilët analizuan se çfarë ndodhi saktësisht dhe si vdiq fëmija.

“Kur doli, më bëri përshtypje se ishte e ftohtë, apatike dhe nuk qante fare. Reagimi i saj nuk ka qenë aspak normal për një nënë, e cila sapo ishte njoftuar për vdekjen e fëmijës së saj”, tha mjeku.

Një tjetër detaj që kishte rënë në sy të mjekëve ishte nxitimi i gruas për ta transportuar trupin e vajzës në Patra, që të mos i kryej autopsia në spitalin ku ndodhej.

Ai vazhdoi: “Ajo që më tronditi më shumë ishte ankthi i saj për të transportuar trupin e fëmijës në Patra, që aty të bëhej autopsia, diçka që ajo këmbënguli. Madje, në vend që të kontaktonte me bashkëshortin apo të afërmit e saj, për t’i njoftuar për vdekjen e fëmijës, ajo thirri mjekun në Patras, për të kryer autopsinë. Në fakt ai na telefonoi dhe na kërkoi të flisnim me mjekun, gjë që ne e refuzuam, sepse protokolli na thotë të lajmërojmë policinë”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!