A do të “hapet” dera e PD për ambasadoren Kim? Berisha: Ajo ka fyer demokratët

schedule21:26 - 1 Prill, 2022

schedule 21:26 - 1 Prill, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë edhe njëherë të qartë se dera e PD do të jetë e hapur për këdo demokrat. I ftuar në Zone e Lirë, Berisha ka shtrirë dorën për t’u bashkuar me demokratët që u ndanë.

Gjithashtu ai ka lënë të kuptohet se dhe për ambasadoren Kim dera do të jetë e hapur, duke shtuar se më parë ajo duhet tu kërkoje falje demokratëve.

Ndërkohë teksa po fliste për rikthimin e tij ai ka përmendur edhe rikthimin e Papadreut në Greqi duke thënë se kur pa vendimin tim vendosi edhe ai që të rikthehej në skenën politike.

Pjesë nga biseda: 

A do e lërë derën e blinduar për mbështetësit e Berishës?

Dera e blinduar e hequr mund të mbetet diku si instalacion po ato dyer nuk blindohen më kurrë. Nuk përjashtojmë asnjë njeri.

Si do e joshë pjesën gri të demokratëve?

Do të joshet së pari me një frymë krejt tjetër të PD. Do të jetë parti e votës së lirë, e forumeve, e ligjeve. Do bëjmë çdo gjë për shuarjen e sherreve. U bëj thirrje të shtrijmë dorën e të pajtohemi me demokratët që u ndamë.

A do ia hapë derën Yuri Kim?

Dera e PD është e hapur për vendet mike e çdo diplomat. Zonja Kim duhet të kërkojë falje, ajo ka fyer rëndë demokratët. Rikthimet nuk janë dëshirë njerëzore. Shikon edhe mikun e Ramës në Greqi.  Kur Papandreu me pa mua tha “Kur u rikthye Berisha pse mos rikthehem dhe unë”.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!