Nis shpërndarja e kompensimeve, pensionistët dynden në posta

schedule19:28 - 1 Prill, 2022

schedule 19:28 - 1 Prill, 2022

Pensionistët janë dyndur që në orët e para të mëngjesit të së premtes  për të tërhequr pensionin që këtë muaj do të indeksohet me 3.3 % dhe kompnesimin prej 3 mijë lekësh.

Ankohen se rritja e pensionit që varion nga 400  lekë deri në 1 mijë lekë  nuk është e mjaftueshme për asgjë.

Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurime Shoqërore ka sqaruar se pensionistët nuk kanë pse presin në radhë pasi nuk ka mungesë fondesh.

Kompensimin prej 3 mijë lekësh do ta përfitojnë 441 mijë pensionistë që aktualisht marrin një pension më të vogël se gjysma e pagës minimale. Por nëse nuk e tërheqin përgjatë periudhës  prill, maj, qershor humbin të drejtën e përfitimit.

Indeksimi dhe kompensimi i pensioneve hynë në fuqi në 1 prill si një masë për të  ndihmuar këtë kategori të shoqërisë për të përballuar krizën e  rritjes së çmimeve. Efekti në buxhet është llogaritur 3.3 miliardë lekë. /abcnews.al/