I plagosur dhe autori, dyshohet për shkëmbim zjarri mes administratorit dhe Markut

schedule19:02 - 1 Prill, 2022

schedule 19:02 - 1 Prill, 2022

Zbardhen të tjera detaje për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në Kallmet në Lezhë, ku mbeti i plagosur kryetari i kësaj Njësie Administrative, Besnik Simoni.

Pak orë më vonë, policia arrestoi autorin Altin Marku. Ndërkohë, burime bëjnë me dije se edhe ky i fundit gjithashtu ka rezultuar i plagosur. Mësohet se Marku ka marrë një plagë në krah.

Lexo edhe: VIDEO/ Shkak konflikti në zyrë, si u plagos në rrugë administratori i fshatit Kallmet, identifikohet autori

Nga të dhënat e hetimit, mendohet se mes tyre ka pasur një shkëmbim zjarri, por ende nuk është gjetur arma tjetër.

/abcnews.al