Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vinicius Jr do të marrë pasaportën spanjolle, braziliani do të bëhet me dy nënshtetësi

schedule15:45 - 1 Prill, 2022

schedule 15:45 - 1 Prill, 2022

Vinicius Junior është shumë pranë marrjes së pasaportës spanjolle, me Real Madridin që është informuar ditët e fundit nga ministria se është në fazën përfundimtare të procesit.

Edhe pse një datë e saktë nuk është specifikuar, pritet që së shpejti ai të marrështetësinë e dytë.

Procesi për të marrë një pasaportë spanjolle ka zgjatur shumë më shumë sesa pritej fillimisht, kur procesi filloi në verën e 2022.

Në atë kohë, Vinicius kishte jetuar në Spanjë për dy vjet dhe për këtë arsye ai kishte të drejtë të aplikonte për nënshtetësinë spanjolle.

Brazilianit më pas iu desh të kalonte një sërë testesh. I pari ishte provimi CCSE, i cili mat njohjen e Kushtetutës spanjolle, si dhe të shoqërisë dhe kulturës spanjolle.

Testi i dytë ishte provimi me gojë dhe pasi i ka kaluar të dyja provat, pritet çdo ditë që të marrë pasaportën spanjolle./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!