Për të evituar rritjen e çmimeve, SHBA do të nxjerrë 1 milionë fuçi nafte në ditë në treg nga rezervat

schedule19:28 - 31 Mars, 2022

schedule 19:28 - 31 Mars, 2022

Presidenti amerikan Joe Biden pritet që të njoftojë më vonë gjatë së enjtes lëshimin e një sasie rekord të naftës nga rezervat strategjike të SHBA-së. Lajmin e bën të ditur Shtëpia e Bardhë.

Sipas njoftimit, një milion fuçi do të lëshohen në treg në ditë nga rezervat amerikane për gjashtë muajt e ardhshëm. Administrata Biden shpreson qe më këtë masë të zvogëlojë rritjen e çmimeve të karburantit në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës.

Çmimet e naftës filluan të bien më herët gjatë ditës së sotme pas daljes së lajmit se SHBA po konsideronte të shfrytëzonte rezervat e saj të papërpunuara. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!