Jorge Jesus pritet të zyrtarizohet në krye të skuadrës së Al-Nassr në Arabinë Saudite, ku ai më parë ka qenë trajner i Al-Hilal. Tashmë portugezi firmos një kontratë që e mbulon në ar.
“Record” raporton se Jorge Jesus do të përfitojë 10 milionë euro në sezon dhe futet kështu në listën e 10 trajnerëve më të paguar në botë.
Jesus do të përfitojë më shumë se trajneri i PSG, Mauricio Pochettino, i cili merr 8 milionë euro, dhe se Jose Mourinho, që te Roma përfiton 9.2 milionë euro në sezon. / abcnews.al