Vrasja e Ravik Gurrës, edhe avokatët e Korçës dhe Fierit pezullojnë shërbimin

schedule10:52 - 26 Mars, 2019

schedule 10:52 - 26 Mars, 2019

Pas avokatëve të Elbasanit dhe Dhomës së Avokatëve në Korçë edhe në Fier avokatët dolën në protestë. Njëlloj si kolegët e tyre në Korçë, avokatët e Fierit vendosën të bojkotojnë proceset gjyqësore të Shkallës së Parë dhe në Apel për tre ditë me radhë.

Përjashtim bëjnë vetëm seancat për masë sigurie, për shkak të afateve që duhen respektuar. Ky reagim ka ardhur menjëherë pas vrasjes se avokatit te njohur Ravik Gura. Qëllimi i kësaj proteste ka të bëjë me sensibilizimin e opinionit dhe strukturave shtetërore për të mbrojtur avokatët në ushtrimin profesionit të tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!