650 mijë USD për lobim, Ivi Kaso: PD e kërkoi vetë hetimin

schedule20:13 - 25 Mars, 2019

schedule 20:13 - 25 Mars, 2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në Prokurorinë e Tiranës ku në një dalje për media tha se ka dhënë informacion për persona që mund të kenë lidhje me hetimin për dosjen e lobimit në SHBA, se PD dhe zyrtarët e saj nuk kanë shkelur ligjin as në Shqipëri, as në Britani dhe as në SHBA.

Deklaratës së Bashës i është bashkëngjitur edhe reagimi i  Sekretarit për Çështjet zgjedhore në PD Ivi Kaso, i cili në “Mbrëmje ABC ”, tha se ndaj PD nuk ka asnjë procedim penal, pro ka qenë vetë kjo parti që i ka kërkuar Prokurorisë që të hetojë për çështjen në fjalë.

Mirela Milori: Sot Basha është paraqitur në Prokurori me akuzën e ngritur ër fshehje fondesh. Ka pasur një përballje të deklaratave tuaja, atyre të z,Basha dhe Prokurorisë. Do doja një opinion të parë dhe më pas do iu pyes me konkretisht.

Ivi Kaso: Ka një hetim të Prokurorisë së Tiranës, i cili ka filluar në fund të viti 2017 me kërkesë të PD-së. Ka qenë PD që i është drejtuar më një shkresë zyrtare Prokurorit të Përgjithshëm të asaj kohë Adriatik Llalla, ku i ka kërkuar të hetojë një çështje e cila spekulimet mbi të cilën kishin lënë vend që të spekulohej një e pavërtetë në funksion të debatit politik. E pavërteta ishte sikur PD paska derdhur shuma të mëdha lotimi në favor të një shoqërie lotuese në SHBA, shuma këto të padeklaruara në KQZ dhe me burim të padeklaruar. Kjo ishte akuza publike e cila është ngritur atëherë nga funksionarë të lartë të PS. Prokuroria ka regjistruar procedimin penal në fund të viti 2017 pra më shumë se 1 vit e gjysmë nga momenti që flasim dhe në funksion të këtij hetimi jo ndja PD, por në bazë të kallëzimit dhe kërkesës së vetë PD për t’u hetuar dhe për të bërë qartësi mbi këtë çështje.

Ndërsa pas deklaratës së Prokurorisë se Partia Demokratike nuk ka deklaruar 650 mijë Dollarë për lobimin në SHBA, ka reaguar selia blu. Kjo e fundit, në një njoftim shpërndarë për mediat, thotë se Prokuroria është përdorur politikisht për këtë çështje, pasi ka dalë në konkluzione pas përfunduar hetimin. Sipas PD, nuk është shkelur asnjë ligj dhe të gjitha shpenzimet për vitin 2017 janë të deklaruara./abcnews.al