Turqia: Ministrat e jashtëm rus dhe ukrainas mund të takohen brenda dy javësh

schedule09:54 - 31 Mars, 2022

schedule 09:54 - 31 Mars, 2022

Takimi mes ministrave të jashtëm rus dhe ukrainas, Serghei Lavrov dhe Dmitro Kuleba, mund të zhvillohet “brenda një ose dy javësh”.

Kështu ka bërë të ditur shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çavusoglu, sipas la repubblica.

Pas raundit të bisedimeve të paqes midis delegacioneve në Stamboll, Turqia po luan një rol kyç në ndërmjetësimin midis palëve.

“Mund të ketë një takim të një nivel më të lartë, të paktën në nivelin e ministrave të jashtëm, brenda një ose dy javësh,” tha Cavusoglu gjatë një interviste.

Ndërkohë Moska ka deklaruar se e mirëpret një takim midis ministrit të saj të jashtëm, Sergei Lavrov, dhe homologut të tij ukrainas, Dmytro Kuleba, por çdo bisedë mes tyre duhet të jetë thelbësore.

Ditën e djeshme, një negociator ukrainas tha se bisedimet e paqes midis Kievit dhe Moskës do të rifillojnë online me 1 prill.

/abcbews.al