Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pentagoni: Forcat ruse janë shumë afër qendrës së Mariupolit, po mësojmë nga kjo luftë

schedule22:44 - 30 Mars, 2022

schedule 22:44 - 30 Mars, 2022

Sipas zëdhënësit të Pentagonit, John Kirby, forcat ruse janë shumë afër me qendrën e qytetit të Mariupolit.

Në një konferencë për gazetarët në Pentagon, Kirby akuzoi Rusinë se synon infrastrukturën civile, ndërtesat e banimit dhe spitalet. ” Qyteti i po shkatërrohet nga sulmet ajrore të Rusisë.” tha Kirby, raporton BBC.

Ai tha gjithashtu se në “një moment të përshtatshëm” SHBA do të shqyrtojë mësimet e nxjerra nga lufta dhe rolin e tyre në mbështetjen e forcave ukrainase.

“Shtetet e Bashkuara do të analizojnë atë që kemi mësuar duke parë sesi Rusia ka rezultuar keq dhe se si, sinqerisht, çuditërisht kanë performuar ukrainasit,” tha ai.

“Ne të gjithë duam të mësojmë nga gjërat siç i shohim dhe do të mësojmë nga sjelljet tona këtu, përpjekjet tona për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet”, shtoi ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!