Policia e Shtetit ka shoqëruar në komisariat 3 persona të tjerë të cilët dyshohet se kanë pasur njohur për veprimtarinë e Nuredin Dumanit, i cili u arrestua mbrëmjen e së martës në Fier.
Kujtojmë që Dumani u arrestua mbrëmjen e së martës në një apartament në Fier ku u gjend i plagosur pas përplasjes me armë në Papër të Elbasanit.
Gjithashtu bashkë me Dumanin u arrestua dhe Hajredin Hoxha, i cili u gjet i armatosur si dhe dyshohet se ishte ai personi që ndihmoi Dumanin të largohej nga vendngjarja.
/Abcnews.al/