Luftimet e ashpra, të paktën 300 civilë humbën jetën në Irpin para se të çlirohej

schedule15:27 - 30 Mars, 2022

schedule 15:27 - 30 Mars, 2022

Të paktën 200-300 civilë janë vrarë në luftimet e ashpra në Irpin përpara se qyteti të çlirohej nga forcat ruse.

Shifrat i bën të ditura kryebashkiaku i qytetit shumë pranë Kievit që u çlirua nga forcat ruse vetëm disa ditë më parë, pas luftimeve të ashpra që zgjatën për më shumë se një muaj.

Kujtojmë se lajmin për çlirimin e Irpinit e bëri të ditur kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko në ditën e 28 të luftës. Më herët në mars, mijëra banorë u larguan nga qyteti për t’u shpëtuar bombardimeve.  Klitschko u shpreh se forcat ukrainase mundën të shkatërronin planin e Rusëve për të rrethuar Kievin. /abcnews.al/