Kosovë, arrestohen përsëri Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi

schedule20:16 - 27 Nëntor, 2017

schedule 20:16 - 27 Nëntor, 2017

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi, janë arrestuar nga Policia e Kosovës në mbrëmjen e së hënës. Lajmi është bërë i ditur nga mediat kosovare që citojnë autoritetet e policisë së rajonit të Prishtinës. Ata bëjnë me dije se arrestimi i dy deputetëve të Kuvendit ka ardhur pas një urdhri të ri të Gjykatës. Arrestimi i tyre bëhet me arsyetimin se të dielën Kurti dhe Bujupi kishin shkelur arrestin shtëpiak. Dy deputetët e Vetëvendosjes dolën në qendër të Prishtinës për të festuar fitoren e Shpend Ahmetit. Bashkë me Albulena Haxhiun, ata u arrestuan të premten e kaluar pasi akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës ne Kuvend. Të 3 deputetët e Vetëvendosjes do të dalin para gjykatës në Prishtinë në 1 dhjetor./abcnews.al