Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Apeli i muzeut të Auschwitz për vizitorët: Mjaft më me fotografi

schedule14:59 - 25 Mars, 2019

schedule 14:59 - 25 Mars, 2019

Vizitorëve të shumtë të muzeut të Auschwitz u është kërkuar që të mos realizojnë më fotografi në vendin ku janë vrarë më shumë se një milion hebrenj. Atyre u kërkohet që të kenë më shumë respekt për viktimat.

Muzeu i kampit të përqendrimit nazist të Auschwitz u ka kërkuar vizitorëve që të kenë më shumë respekt për rreth një milion e 100 mijë viktimat e Luftës së Dytë Botërore, duke mos bërë më fotografi gjatë turit të tyre në vend.

Rreth dy milionë persona çdo vit vizitojnë kampin e shfarosjes së Adolf Hitler, një nga simbolet më famëkeqe të Holokaustit. Por pavarësisht rëndësisë së vendit, disa persona zgjedhin të bëjnë fotografi për të dokumentuar qëndrimin e tyre atje.

Me sa duket nuk janë të pakët në numër dhe për këtë arsye autoritetet vendosën të reagojnë.

Në mesazhin e publikuar në Twitter nga muzeu, lexohet ndër të tjera se të gjithë ata që vendosin të vizitojnë Auschwitz-in, duhet të mbajnë mend se ndodhen në një vend ku janë vrarë e depërtuar drejt vdekjes miliona persona ndaj nuk është vendi për fotografi.

Realizimi i fotografive në vende si Auschwitz, është kthyer në një trend që po përhapet pa asnjë arsye të qartë. Muzeu i Auschwitz në fushatën e tij kundër fotografive, qartëson se ato nuk janë të ndaluara, por vizitorëve u bëhet apel që të tregojnë më shumë respekt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!