13 urdhër-arrestet e SPAK, gazetari Vija zbulon çfarë ndodhi ditën e martë

schedule21:22 - 29 Mars, 2022

schedule 21:22 - 29 Mars, 2022

Gazetari Ermal Vija në një lidhje me emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo ka bërë një përmbledhje të zhvillimeve të ditës së martë ku SPAK lëshoi 13 urdhër-arreste për aferën e inceneratorëve, mes tyre edhe deputeti socialist Alqi Blako.

Gazetari Vija tha se aktualisht hetimi i SPAK është i ndarë për të dy inceneratorët, atë të Elbasanit dhe atë të Fierit, pavarësisht se pas tyre janë të njëjtët njerëz. Ndërkohë Vija theksoi se SPAK ka nisur hetim edhe për inceneratorin e Tiranës.

“SPAK ka lëshuar disa urdhër-arreste, mes tyre edhe deputeti socialist Alqi Bllako, ka një hetim që ka nisur prej vitin 2020, pas një denoncimi të LSI, Nismës Thurje dhe PD. Fillimisht pati urdhër-arresti për ish-ministrin Lefter Koka. Urdhër-arresti për Bllakon është dhënë për inceneratorin e Fierit. Sipas prokurorisë Zoto i ka dhënë 3.7 milionë euro Lefter Kokës, ndërsa sot prokuroria tha se i janë dhënë dhe 140 milionë lekë të tjera. Ndërsa për Alqi Bllakon është akuza për tjetërsimin e pronës, nga tokë arë në tokë shtet, pasi nëse është tokë truall ajo kompensohet me një vlerë më të madhe, duke i sjellë dëm buxhetit të shtetit një shifër 140 mijë euro, dhe sipas prokurorisë e ka bërë për të favorizuar Integrated Technology, në këmbim të punësimit të babait të tij.

Edhe ndaj Zotos është lëshuar një urdhër-arrest, për Inceneratorin e Fierit, ndërkohë që më herët është shpallur në kërkim për inceneratorit të Elbasanit. Prokuroria nuk ka pranuar ti bashkojë të dy hetimet në një të vetëm, edhe pse në të dy inceneratorët janë të përfshirë të njëjtët persona.  Të gjitha subjektet që i najën drejtuar SPAK me akuza sa i takon personave të përfshirë është i njëjti kallëzim edhe për inceneratorin e Tiranës, është një denoncim i cili detyron Prokurorinë e Tiranës të nisë hetimin. Edhe për inceneratorin e Tiranës ka nisur hetime nga SPAK”, tha Vija.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!