Shqipëria me bukuritë e saj dhe atraksionin turistik po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e listave të vendeve dhe blogjeve ndërkombëtare të udhëtimit, si destinacion për të mos u humbur.
“Shqipëria është shndërruar shumë shpejt në një destinacion veror popullor, falë bregdetit mahnitës dhe plazheve të bukura që janë disa prej faktorëve madhorë në zhvillimin e turizmit”, shkruan portali “Swedish Nomad” në një artikull kushtuar plazheve tona.
“Në Rivierën Shqiptare ka shumë vende të bukura”, shkruan portal suedez dhe për t’i bërë zgjedhjet më të lehta, ai prezanton 15 plazhet më të bukura që duhen vizituar në 2019.
Ndër to veçohen Plazhi i Jalës, i cili konsiderohet si plazh mjaft i preferuar apo Plazhi i Palasës, një plazh natyror dhe me ngjyrë magjepsëse të ujit.
Më tej, lista e “Swedish Nomad” vijon me Plazhin Rana e Hedhun në Shëngjin, Plazhi i Durrësit, Ksamili, Plazhi i Pasqyrave, Plazhi Mango, Plazhi i Pulëbardhës dhe duke vazhduar me plazhet e Borshit, Livadhit, Dhërmiut dhe disa destinacione të tjera të bredgdetit të Jonit.
Portali suedez “Swedish Nomad”, i cili sugjeron 15 plazhet më të mira në Shqipëri për 2019, e mbyll shkrimin për lexuesin me kërkesën drejtuar lexuesve: Nëse dini plazhe të tjera të bukura në Shqipëri na i rekomandoni ato./abcnews.al