Britania bllokon jahtin e oligarkut rus

schedule14:19 - 29 Mars, 2022

schedule 14:19 - 29 Mars, 2022

Britania e Madhe ka ndaluar një superjaht, si pjesë e sanksioneve kundër Rusisë, sipas një njoftimi të sekretarit të transportit, Grant Shapps, shkruan The Guardian

Jahti i përket një biznesmeni rus, emri i të cili ende nuk është bërë i ditur. Ky është jahti i parë që është ndaluar në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të sanksioneve kundër Rusisë për fillimin e luftës në Ukrainë.

Phi – bëri udhëtimin e tij të parë vitin e kaluar pasi u ndërtua në Holandë. Është 58.5 metra i gjatë dhe përmban atë që përshkruhet si një “bodrum i pafund” dhe ka gjithashtu edhe një pishinë.

Jahti ishte ankoruar në Londër për një ceremoni të çmimeve të superjahteve dhe do të nisej mesditën e së martës.

“Sot ne kemi ndaluar një superjaht me vlerë prej 38 milionë funte dhe ky është një paralajmërim për Putinin dhe miqtë e tij.  Ndalimi i Phi-t dëshmon, se ne mund dhe do të ndërmarrim vendime më të ashpra e kundër atyre që kërkojnë të përfitojnë nga lidhjet me regjimin e Putinit,” tha Shapps.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!