Futbolli belg është tronditur nga një lajm i trishtë, teksa është bërë e ditur edhe ndarja nga jeta e portierit të Cercle Bruges, Miguel Van Damme që vuante prej kohësh nga leucemia.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë bashkëshortja e futbollistit belg, Kyana Dobbelaere që ka lajmëruar përmes rrjeteve sociale.
“I dashuri ynë është nisur për ndeshjen e tij të fundit, një ndeshje që nuk mund të fitohet më. Na le, por luftove si një luan. Ishe një shembull për të gjithë”, ka shkruar mes të tjerash gruaja e tij.
Van Damme u diagnostikua me leucemi në vitin 2016, por qëndroi në skuadër, madje duke luajtur disa herë deri në maj të vitit 2019. Në janar të vitit 2020 sëmundja u shfaq sërish dhe kësaj radha shanset për shpëtim për 28-vjeçarin ishin të pakta. /f.a/abcnews.al