Ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu tha se qëllimi kryesor i Moskës në Ukrainë ishte “çlirimi” i rajonit të Donbasit, një shenjë se Moska mund të kalojë në objektiva më të kufizuara pas përballjes me rezistencën e ashpër të Ukrainës në muajin e parë të luftës, sipas The Guardian
“Detyrat kryesore të fazës së parë të operacionit kanë përfunduar. Potenciali luftarak i Forcave të Armatosura të Ukrainës është ulur ndjeshëm. Diçka e tillë bën të mundur përqendrimin e vëmendjes dhe përpjekjeve tona kryesore në arritjen e qëllimit kryesor – çlirimin e Donbasit“.
Shoigu pohoi më tej se forcat ajrore të Ukrainës dhe sistemi i mbrojtjes ajrore janë “shkatërruar praktikisht” dhe se Rusia tani po kontrollon hapësirën ajrore.
/abcnews.al