Rrugët pa ndriçim, shefi i sigurisë rrugore: Kujdesi që duhet të kenë shoferët dhe këmbësorët

schedule11:01 - 29 Mars, 2022

schedule 11:01 - 29 Mars, 2022

Prej disa ditësh, dritat në akset kryesore të vendit janë fikur gjatë natës si masë për të kursyer energji në këtë periudhë krize. Lidhur me këtë çështje foli dhe shefi i sigurisë rrugore, Skënder Ismaili, i cili ishte i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” me moderatorin Alban Musa. Ismaili tha se është shumë e rëndësishme që në këtë periudhë të tregohet një kujdes më i shtuar nga drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.

Natyrisht që plotësimi i kushteve për një qarkullim normal ndikon në rritjen e sigurisë dhe ndriçimi është një element i rëndësishëm. Por nga situata emergjente ku ndodhemi janë drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që duhet të rrisin kujdesin gjatë rrugës. Ne kërkojmë që të rritet kujdesi për sigurinë. Kufizimi i ndriçimit e detyron përdoruesin e rrugës që të jetë i vëmendshëm.

Herë pas here të përdorë dritat e gjata për të kontrolluar, të pozicionohet drejt karrexhatës dhe një kujdes më i veçantë duhet në afërsi të degëzimeve sepse mund të ndeshen me ndonjë të papritur. Në këto raste duhet reduktuar dhe shpejtësia. Shumë herë kemi parë që drejtuesit dhe këmbësorët përdorin mjete komunikimi, gjë që është e ndaluar ndodh që ngjarjet vijnë si pasojë e kësaj.

Nga studimet që ka bërë drejtoria e policisë rrugore, rreth 23 përqind ndodhin si rezultat i tërheqjes së vëmendjes.”, tha ai. Duke iu përgjigjur pyetjes së moderatorit se nëse kanë konstatuar rritje të rasteve të aksidenteve pas kësaj mase, ai tha: ” Ndriçimi ka efektet e tij në rregullsinë e trafikut rrugor. Nuk mund të themi se ka pasur raste të shtuara nga kjo masë.”/abcnews.al