Tërhiqet Rusia? Zbulohet kushti i Kremlinit: Ukraina mund të bëhet pjesë e BE-së

schedule09:42 - 29 Mars, 2022

schedule 09:42 - 29 Mars, 2022

Përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë ndodhen në Stambolll për raundin e radhës së bisedimeve në gjetjen e një rruge të përbashkët për vendosjen e paqes, sipas skynews.

Sipas disa burimeve për Finnacial Times, katër persona të informuar për bisedimet e paqes, kanë deklaruar se Kremlini ishte i gatshëm të mos pengojë Kievin të bëhet pjesë e Bashkimit Europian nëse do të heqë dorë nga përpjekjet e tij për t’u bashkuar me NATO-n.

Gjithashtu, sipas burimeve të brendshme, Rusia është e gatshme të heqë dorë  edhe nga “denazifikimi” i Ukrainës si pjesë e negociatave për armëpushim.  Një nga burimet pohoi se Rusia po ndryshonte presionin e saj ushtarak dhe kërkesat e saj çdo ditë.

Tashmë janë zhvilluar disa raunde bisedimesh në kufi me Bjellorusinë, por ende nuk është arritur asnjë marrëveshje për një armëpushim të mundshëm.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!