Jeta midis Londrës dhe Elbasanit, kush ishte Ravik Gurra

schedule20:43 - 23 Mars, 2019

schedule 20:43 - 23 Mars, 2019

Por kush ishte Ravik Gurra, avokati që u ekzekutuar në mënyrë mafioze një natë më parë?

Ravik Gurra njihet si avokati, i cili ndër vite ka përfaqësuar në gjykatë shumë nga “të fortët” e botës së krimit. Gurra ka mbaruar fakultetin e drejtësisë në Tiranë, ndërsa në vitin 1998 ka emigruar në Angli.

50-vjeçari ka punuar atje si përkthyes në gjykata, Ministrinë e Emigracionit dhe polici. Në kohën kur ka jetuar në Mbretërinë e Bashkuar, Ravik Gurra ka studiuar për avokati.

Gurra ka ndihmuar shumë emigrantë shqiptarë, të cilët kishin probleme me policinë edhe me çështjet e emigracionit, në fillim si përkthyes, më vonë si avokat. 50-vjeçari jetonte ne Lindje të Londrës bashkë me familjen.

Ai ishte babai i dy vajzave, të cilat jetojnë dhe studiojnë në Angli. Avokati Gurra ka jetuar mes Londrës, ku kishte bashkëshorten dhe vajzat dhe Elbasanit, ku shpeshherë vinte për t’u kujdesur për nënën e sëmurë.

Ai banonte në një shtëpi 2- katëshe në afërsi të vendit ku u ekzekutua. Gurra ka përfaqësuar në gjykatë shumë të pandehur, por 3 janë çështjet më të forta që ka mbrojtur;. Bëhet fjalë për grupimin “Hakmarrja për drejtësi”, Emiljano Shullazin dhe Endrit Zelën, si dhe disa nga anëtarët e një prej grupeve kriminale në qytetin e Elbasanit. Hasmëria midis grupeve rivale këtë qytet dyshohet të jetë edhe shkaku i ekzekutimit të avokatit.

Kolegë të tij shprehen për ABC News se Ravik Gurra nuk u kishte shprehur ndonjëherë ndonjë shqetësim për jetën e tij. Miqtë e Gurrës hedhin dyshime se vrasja është më shumë një mesazh që mund t’u jetë dërguar nga vrasësit e personave të afërt me çështjen që mbulonte Gurra, se sa një implikim i tij direkt në afera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!