Ushtarët ukrainas në rajonin e Kievit janë fotografuar duke varrosur trupin e një ushtari rus të vdekur. Ata gjithashtu shihen teksa pozojnë para një automjeti dhe pajisje ushtarake ruse të shkatërruar.
Pamjet janë marrë në fshatin Lukianivka, të cilin Ukraina e ka rimarrë nga forcat ruse, shkruan Sky News.
Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës pa u provokuar më 24 shkurt. Luftimet vijojnë prej më shumë se një muaj, ndërsa qindra njerëz kanë humbur jetën në Ukrainë dhe miliona të tjerë janë larguar nga shtëpitë e tyre. /abcnews.al