Lufta në Ukrainë, Draghi bisedon me Zelensky-n: Do vazhdojmë të mbështesim Ukrainën

schedule15:31 - 28 Mars, 2022

schedule 15:31 - 28 Mars, 2022

Kryeministri Draghi ka zhvilluar një bisedë të re telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Në qendër të bisedimeve, ishin zhvillimet e fundit të konfliktit në Ukrainë, sipas la repubblica

Zelensky përmendi bllokimin e korridoreve humanitare nga forcat ruse dhe vazhdimin e rrethimit dhe bombardimeve të qyteteve.

Draghi përsëriti mbështetjen e qeverisë italiane për autoritetet dhe popullin ukrainas dhe gatishmërinë e plotë të Italisë për t’i dhënë fund luftës dhe për të promovuar një zgjidhje të qëndrueshme për krizën në Ukrainë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!