Prej disa muajsh një super jaht luksoz është parkuar në ujërat tokanë në Carrara.
Jahti luksoz ka tërhequr vëmendjen e banorëve të zonës, të cilët shprehen se nuk kanë parë kurrë më parë një jaht aq të madh. Jahti misterioz ka një sipërfaqe prej 140 metrash.
Por kush është pronari i jahtit? Kjo është pyetja e banorëve të zonës.
Jahti luksoz “Scheherazade” me vlerë 700 milionë dollarë është vënë në shënjestër të autoriteteve italiane, të cilat po punojnë për identifikimin e pronarit të jahtit. Policia po heton mundësinë se jahti mund të jetë në pronësi të njërit prej oligarkëve rusë.
Ndërkohë mbështetësit e liderit të opozitës ruse, Alexei Navanli , shprehen të bindur se jahti i përket presidentit Vladimir Putin. Të hënën e kaluar, gazetarja investigative Maria Pevchikh raportoi se të gjithë anëtarët e ekuipazhit janë rusë, përveç kapitenit.
Disa punojnë për Shërbimin Federal të Sigurisë Ruse (FSO), një shërbim që ofron mbrojtje për zyrtarët e lartë rusë.
Sipas aktivistëve , ky informacion dëshmon se jahti i përket Putinit.
“Ata janë zyrtarë të qeverisë ruse, personel ushtarak. Ata shpesh udhëtojnë në Itali për të punuar në jahtin misterioz”, thonë mbështetësit e Navlanyt.
Mediet italiane raportojnë se në brendësit të super jahtit ka dy spa, një pishinë , oxhak dhe shumë pajisje luksoze./abcnews.al/