Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ekspozita “Piktorët Ulqinakë në Tiranë” sjell atmosferë

schedule14:00 - 23 Mars, 2019

schedule 14:00 - 23 Mars, 2019

8 piktorë nga Ulqini sollën bukuritë dhe traditat e këtij vendi me gjuhën e pikturës, ne Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozita “Piktorët Ulqinakë në Tiranë”, do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 31 Mars.

Ekspozita “Piktorët Ulqinakë në Tiranë”, sjell një atmosferë krejt të veçante të qytetit bregdetar me një histori të lashtë, kështjella, por nuk mungon edhe peizazhi urban dhe portretizimi i bukurisë femërore së bashku me traditat e këtij vendi .Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, z. Genc Nimanbegu  tha se ne shqiptarët vuajmë për shumë gjëra, por arti është integruar më herët se vetë vendet tona.

Piktorët e Ulqinit nuk sjellin vetëm dritën e qytetit, por dhe një atmosferë moderne piktoreske sipas kritikut të artit Josif Papagjoni

Një  tjetër element që i bën  përshtypje  është prania e gruas kudo në pikturë.

Ekspozita “Piktorët Ulqinakë në Tiranë” u organizua nga Instituti i Librit dhe Promocionit, Muzeu Historik Kombëtar dhe Organizata Turistike Ulqin dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 31 Mars 2019, në sallën e madhe të ekspozitave pranë Muzeut Historik Kombëtar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!