Mëngjesin e kësaj të hëne është zhvilluar në kryesinë e Kuvendit u zhvillua mbledhja e grupit të Partisë Socialiste. Pjesë e këtij takimi ishte dhe vetë kryeministri Edi Rama.
Mbledhja e grupit është e përjavshme. Sidoqoftë, prezenca e Ramës mund të nënkuptojë ndryshimet në qeveri. Megjithatë deri më tani ndryshimet në qeveri mbeten vetëm sinjale. Thuhet se këto ndryshime Rama pritet t’i bëjë publike më 9 prill, ku do të mblidhet edhe Kongresi i Partisë Socialiste. Në këtë mbledhje priten edhe ndryshime statutore.
ABC mëson se në mbledhjen e sotme janë diskutuar kryesisht rreth inspektimeve të bëra në terren për krizën ekonomike dhe rritjen e çmimeve.
Po ashtu është diskutuar edhe për vendimet që merr bordi për të fiksuar çmimin e karburanteve.
Nuk kanë munguar në këtë mbledhje edhe diskutimet politike pasi socialistët po përgatiten për Kongresin e 9 prillit. /abcnews.al/