Birra holandeze i thotë “mirupafshim” Rusisë

schedule10:54 - 28 Mars, 2022

schedule 10:54 - 28 Mars, 2022

Kompania e birrës Heineken ka njoftuar se do të ndalojë aktivitetin e saj në Rusi.

Nëpërmjet një deklarate kompania holandeze,  Heineken tha se do të ndalojë prodhimin dhe shitjen e birrës në Rusi.

Heineken prodhonte birrat e markave të njohura në Rusi si, Botsjkarev dhe Ochota en Tri Medvjedja.

Ndërkohë, fabrika e birrës Carlsburg e cila zotëron monopolin e tregut në Rusi vazhdon të shesë birra në vend./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!