Pavarësisht luftës, rritjes së çmimeve dhe pasigurisë në botë, zhvillimet në tregun e kriptovalutave nuk dalin asnjëherë nga vëmendja.
Gjatë ditëve të fundit ka patur një mori zhvillimesh që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e kriptovalutave. Zhvillimi i parë ishte orientimi që Joe Biden i dha administratës që të shihnin mundësitë për rregullimin e këtij tregu, e ndjekur nga deklarata e shefes së Thesarit Janet Yellen si edhe nevoja e oligarkëve rusë për të bërë dhe pranuar pagesa në kriptomonedha pas sanksioneve nga Perëndimi.
Nisur nga situata e krijuar, kriptmonedhat shënuan një rritje të fortë dje ku Bitcoini shkoi 47 188 USD, për herë të fundit, kjo kriptmonedhë ishte në këtë nivel më datë 3 janar.
“Bitcoin” është rritur me më shumë se 15 për qind që nga 11 marsi.
Lexo edhe: 5 kriptomonedhat që pritet të “shpërthejnë” në 2022
“Ethereum” është rritur me më shumë se 4.7 për qind në 24 orët e fundit, duke tejkaluar vlerën prej 3,300 dollarësh. Ndërsa BNB lëviz rreth 430 dollarë, “Dogecoin” po lëviz në brezin 0,148624 dollarë dhe Shiba është në brezin 0,0002637 dollarë.
Ajo që ndikoi më shumë në rritje duket të ketë qenë deklkarata e Yellen, e cila tha se Thesari i shihte pozitivisht kriptomonedhat, të cilat sipas saj ofronin lehtësi në kryerjen e pagesave. Ky është një ndryshim thelbësor në qendrimin e SHBA-ve në lidhje me kriptomonedhat, pasi më herët i kanë parë me dyshim.
5 kriptomonedhat që pritet të “shpërthejnë” në 2022
Platforma më e madhe dhe e më e sigurt për të investuar në kriptomonedha është BINANCE. Kjo platformë pranon lehtësisht pagesa përmes kartave VISA edhe nga Shqipëria dhe Kosova.
Bitcoin
Bitcoin është ndoshta kriptomonedha më e njohur dhe tani është në vitin e saj të 13-të që prej prezantimit në 2009.
Është kriptomonedha më e madhe në botë për nga kapitalizimi i tregut dhe tregtohet duke përdorur softuer të bazuar në teknologjinë blockchain, një bazë të dhënash e decentralizuar që funksionon në më shumë se 15,000 kompjuterë (nyje) në mbarë botën dhe regjistron transaksionet dhe bilancet e llogarive.
Qëndrueshmëria dhe statusi i testuar me kohë siguron që Bitcoin të vazhdojë të jetë një kriptomonedhë popullore në vitin 2022.
Ethereum
Historikisht ka qenë vetëm pas Bitcoinit, por 2022 mund të jetë viti që Ethereum të fillojë një rritje të vrullshme.
Ethereum dominon transaksionet financiare dhe pagesat në të gjithë sektorët, si dhe siguron infrastrukturën për pjesën më të madhe të protokolleve DeFi.
Ajo përbën rreth 20 për qind të tregut të përgjithshëm të kriptomonedhave.
Solana
Për sa i përket ‘altcoins’, Solana, e cila kohët e fundit ra 12%, prezantohet si opsioni më i mirë për investim, pasi kërkon të krijojë një rrjet të ri kontratash inteligjente për të konkurruar me Ethereum.
E lançuar në vitin 2020 ajo është ende relativisht e ri, por tashmë ka filluar të marrë një pjesë të mirë të tregut. Mund të konsiderohet si një ndër investimet më të mira.
Binance Coin (BNB)
Kriptomonedha e bursës më të madhe në botë mund të ketë një rritje të madhe gjatë vitit 2022, për sa kohë që është më e lehtë dhe më e lirë për të kryer transaksione. Me zgjerimin e tregut pritet edhe një rritje e saj. Vetë fakti që është coin e Binance, e bën një investim të sigurt.
SAND
Fillimisht e krijuar për të qenë si monedhë e lojërave online në 2021, The Sandbox tani është shndërruar në një kriptimonedhë më komplekse të ndërtuar në rrjetin Ethereum. Transaksionet në Sandbox përdorin gjithashtu systemin Ethereum (ETH) dhe Sandbox (SAND).
SAND konsiderohet si një ndër kriptomonedhat me më shumë të ardhme në 2022.
Si të hapni një llogari të sigurt në BINANCE
/abcnews.al