“Hyri dinosauri në PD”, Gjini porosit Evi Kokalarin: Vetëm Grida Dumën mos ma prek

schedule21:26 - 27 Mars, 2022

schedule 21:26 - 27 Mars, 2022

Gjini është një ndër mbështetësit më të flaktë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Këtë të dielë te “Kosherja”, ai ka takuar aktivisten, me të cilën ndan të njëjta bindje politike, Evi Kokalari.

Gjini shumë entuazist u shpreh se duhet të vinte ajo nga Amerika, që Berisha të deklarohej se do të bëhet pjesë e garës për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.

“U desh të vinte Evi nga Amerika, që të hynte dinosauri në PD”, tha ai.

Më tej, Gjini i ka lënë Kokalarit një porosi për deputeten Grida Duma.

“Ti po të vune para të mbështjellë. Po një gjë, vetëm një gjë të vogël. Grida Dumën mos ma prek.

Vetëm Grida Dumën mos ma prek, me të tjerët mbaro punë sa të duash”, i kërkoi ai.

Ndërsa Kokalari e pyeti: “Pse ta lë Gridën rehat?”.

“Se Gridën e kam pikë të dobët, e kam debulesë”, u përgjigj Gjini i emocionuar duke shkaktuar shumë të qeshura.

Më poshtë mund të ndiqni videon e plotë:

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!