Pas Mereme Selës, edhe padia e Evi Kokalarit rezulton me të meta. Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë i ka kthyer për plotësim padinë Kokalarit, dhe si në rastin e Meremes, i kërkon të korigjojë padinë dhe ti drejtohet sërish Gjykatës.
Ose për të metat e padisë mund të ankohet në Gjykatën e Apelit.
Gjykata e Tiranes ndërkohë saktëson se ky nuk është një vendim përfundimtar, pra padia e Kokalarit as është rrëzuar, as është pranuar. Padia thjesht ka problem të plotësimit të kritereve formale proceduriale.
Në rastin e Meremes, mjekja i ndoqi të dyja rrugët. Në fillim u ankua në Apel për padinë më të meta, më pas dërgoi një padi të re në Gjykatën e Shkallës së Parë.
Evi Kokalari pretendon se është skualifikuar pa të drejtë nga gara për kryetar në PD përballë Berishës.
Argumenti i saj më i fortë qëndron si anëtare e Komisionit të Rithemelimit të PD mbi të cilën u hartua dhe qendon statuti i PD që ekziston sot, ndaj dhe ajo ka kërkuar pezullimin e zgjedhjeve për kryetar më 23 maj deri ne nje vendim perfundimtar dhe zhberjen e cdo vendimi te marre deri me sot dhe efektet qe do te prodhohen me pas nga vendimet e mara per ne PD per kete referendum.
Megjithatë, të metat e Meremes dhe Evi Kokalarit, me një dorë dhe nga drejtësia, vetëm sa i japin mundësi Berishës të mbajë referendumin e tij më 23 maj, paditë vijnë më pas, dhe me shumë gjasa ka për të qenë një verë e gjatë nëpër Gjykata./abcnews.al


