Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kokalari çon në SPAK zgjedhjet e PD: Berisha dhe familja kanë marrë peng PD për interesa personale

schedule10:21 - 22 Maj, 2026

schedule 10:21 - 22 Maj, 2026

Nga rithemelimi i PD-së deri te rizgjedhja si kryetar më 23 maj, Evi Kokalari kallëzon në SPAK Sali Berishën dhe familjen e tij.

Në një status në rrjetet sociale, ish-anëtarja e Komisionit të Rithemelimit të PD-së shkruan se, në kallëzimin drejtuar Prokurorisë së Posaçme, Berisha, familja e tij, fëmijët Shkëlzen Berisha dhe Argita Malltezi, si dhe rrethi i tij i ngushtë, kanë përdorur dhe kanë marrë peng Partinë Demokratike për interesa personale, për korrupsion dhe për t’u bërë mburojë ndaj drejtësisë.

Dikur në krah të Berishës, sot Evi Kokalari e konsideron atë “kancer” që ka pushtuar opozitën dhe politikën shqiptare.



Kokalari paralajmëron se çështjen “Berisha” do ta ndërkombëtarizojë. Ajo thotë se e ka denoncuar kreun e PD-së edhe te Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, në DASH, aty ku Berisha prej pesë vitesh nuk shkel dot, pasi është shpallur “non grata”.

Po ashtu, denoncimi është dërguar edhe te Partitë Popullore Europiane dhe te partitë simotra të djathta të PD-së.

Një ditë para referendumit të 23 majit, Berishës i shtohet edhe një hall më shumë. Pas Meremes dhe pas Salianjit, edhe Evi Kokalari e kallëzon penalisht aty ku ai ka hallet më të mëdha: në SPAK.

Megjithatë, të shtunën doktori ka kohë për një festë të vogël, por vera nuk premton pushime./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!