Ylber Ramadani shënon golin e tij të parë në Danimarkë. Ish-lojtari i Partizanit po zhvillon një sezon shumë të mirë me klubin dhe me Shqipërinë U21, ndërsa pritet të arrijë suksese të tjera në të ardhmen.
Është i destinuar për t’u bërë i njohur.
Ylber Ramadani, ish-lojtar i Partizanit, e shkruajti emrin për herë të parë në listën e shënuesve në futbollin danez.
Shqiptari nga Kosova realizoi për ekipin e tij, Vejle, në fitoren e thellë 4-1 ndaj Vensyselit në kategorinë e dytë.
Realizim shumë i bukur nga distanca, ndërsa Vejle kryeson renditjen me 38 pikë pas 19 ndeshjeve të para, duke qenë pretendenti kryesor për t’u ngjitur në Superligë.
Ramadani 21-vjeçar është po ashtu një lojtar i dalluar edhe për ekipin Shpresa.
Trajneri Alban Bushi e ka grumbulluar disa herë në Shqipërinë U21, dhe ai shënoi në ndeshjen eleminatore të Europianit, ndaj Irlandës së Veriut.
Talenti i mesfushorit mbrojtës bëri që Partizani të fitonte 200 000 euro nga kartoni i tij, ndërsa shpejt ai pritet të bëhet pjesë e ekipit kombëtar.
Ishte vetë trajneri i përfaqësueses, Kristian Panuçi, që e përmendim emrin e Ramadanit si kandidat të sigurt për në kombëtare në miqësoren që pritet të luhet në muajin mars të vitit të ardhshëm./abcnews.al