Rregullatori shtetëror rus i medias, Roskomnadzor, ka lëshuar një paralajmërim për mediat ruse në lidhje me një intervistë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Rregullatori paralajmëroi shtypin se nuk duhet të publikojnë intervistën dhe se për këtë “ka nisur një hetim për të identifikuar shkallën e përgjegjësisë dhe çfarë reagimi do të merret” në lidhje me mediat që kanë kryer intervistën.
Më herët, gazeta liberale ruse Meduza njoftoi se kishte intervistuar Zelensky, së bashku me Dozhd TV dhe gazetën ruse Kommersant.
Meduza dhe Dozhd janë të dyja media të bllokuara në Rusi. Rusia kohët e fundit ka miratuar ligje të reja që kufizojnë mënyrën në të cilën mediet ruse mund të raportojnë për luftën në Ukrainë.
Ligjet më të rrepta, kundër shpërndarjes së “lajmeve të rreme” mbi aktivitetet e Forcave të Armatosura Ruse, mbartin akuza të rënda penale deri në 15 vjet burg për shkelësit./abcnews.al/