Një i vdekur e dy të plagosur, dyshohet se dy të ndaluarit i vunë flakën qelisë në Kamëz

schedule22:32 - 26 Mars, 2022

schedule 22:32 - 26 Mars, 2022

Tiranë- Një i shoqëruar ka humbur jetën, një tjetër ndodhet në gjendje kritike bashkë me një efektiv policie. Ky është bilanci tragjik i një zjarri të rënë mbrëmjen e sotme në komisariatin nr.5 në qytetin e Kamzës.

Burime për Abcnews.al, tregojnë se paraprakisht dyshohet se dy të ndaluarit i kanë vënë flakën qelisë dhe më pas zjarri ka dalë jashtë kontrollit.

Ndërkohë policia sqaron se viktimë ka mbetur A.M,  26-vjeç, i arrestuar për dhunë në familje.

 

Njoftimi i policisë:

Më datë 26.03.2022, në Kamzë, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në rrethana ende të paqarta, ka rënë zjarr dhe si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit e ndaluar A. M., D. I., dhe punonjësi i policisë H. B.

Shtetasi A. M., ka ndërruar jetë në spital.

Me ndërhyrjen e zjarrfikëseve dhe të punonjësve të Policisë të Komisariatit Nr. 5, zjarri u shua.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al/