Dy avionë privatë në pronësi të një oligarku rus janë sekuestruar nga qeveria britanike. Avionët i përkisnin manjatit të naftës Eugene Shvidler, shkruan BBC
Sekretari i Transportit Grant Shapps tha se “miqtë e Putinit” nuk duhet të shijojnë luksin ndërsa po vdesin njerëz të pafajshëm në Ukrainë. Shvidler u sanksionua për bashkëpunimet me pronarin e Chelsea FC Roman Abramovich.
Pasuria e tij neto është vlerësuar në 1.2 miliardë paund, sipas qeverisë, ndërsa vlera e avionëve të sekuestruar arrin në 45 milion paund.
/abcnews.al