“Mirënjohje për qendrimin e Shqipërisë ndaj luftës në Ukrainë”, Xhaçka takon ambasadoren e SHBA në OKB

schedule21:41 - 25 Mars, 2022

schedule 21:41 - 25 Mars, 2022

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka është takuar sot me ambasadoren e SHBA-ve në OKB, Linda Thomas-Greenfield.

Nëpërmjet një postimi në Facebook Xhaçka shkruan se Shqipëria dhe SHBA kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë në vijën e parë të dënimit të agresionit rus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe kudo në mbrojtje të vlerave dhe rregullave ndërkombëtare për të siguruar llogaridhënien.

Nga ana e saj Linda Thomas falenderon Shqipërinë për qendrimin përballë luftës në Ukrainë.

“Ishte kënaqësi të takohesha me Olta Xhaçkën në Nju Jork. Mirë njohëse për partneritetin e fortë të Shqipërisë, ndërsa qendrojmë të bashkuar përballë luftës shkatërruese të Rusisë në Ukrainë”, shkruhet në postimin e ambasadores në Twitter.

Xhaçka vizitoi Nju Jorkun ditën e sotme ne kuadër të prezantimit të Grupit të Miqësisë për Përgjegjshmërinë për Ukrainën. Shqipëria është një prej nismëtarëve të themelimit për të punuar në mbledhjen e provave të krimeve të kryera gjatë agresionit të paligjshëm të Rusisë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!