Ditë feste dhe optimizmi pranveror është për Presidentin e Republikës Ilir Meta, festa e Sulltan Nevruzit. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale kryetari i shtetit uron të gjithë shqiptarët e në veçanti besimtarët bektashianë kudo ndodhen. Mesazhet e urimeve nuk kanë munguar as nga kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi. Mirëkuptimi fetar është eliksiri drejt tolerancës politike, shkruan Ruçi në mesazhin e tij. Ndërsa kryeministri Edi Rama zgjodhi të bëjë urimin me anë të një videoje ku shfaqet amfiteatri i rikonstruktuar në Tiranë. Me të njëjtën mënyrë uroi edhe ish kryedemokrati Sali Berisha ku rikujtoi 22 Marsin e vitit 1992 ditën e parë të Demokracisë, ditën që ndau epokat dhe shkëputi shqiptaret nga regjimi me barbar i Evropës./abcnews.al
Festa e Sulltan Nevruzit, urojnë politikanët shqiptarë
schedule13:45 - 22 Mars, 2019
schedule 13:45 - 22 Mars, 2019