Nga selia e Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se ka shtrënguar duart me Enkelejd Alibeajn dhe Gazmend Bardhin.
Berisha ndër të tjera ka thënë se në këtë takim nuk kishte vetëm shtrëngim duarsh, por edhe diskutime në të mirë të demokratëve.
Sipas tij e rëndësishme në këtë moment është që të gjithë drejtuesit aktual të dialogojnë dhe të debatojnë në grupin parlamentar të PD.
“Shkova dhe takova dhe shtrëngova duart me Alibeajn dhe Bardhin dhe nuk ishte vetëm ky shtrëngim duarsh. Por ishte edhe diskutim për problemet. Në këtë diskutim kërkova angazhimin e tyre. Në procesin e tyre në procesin e bashkimit. Kontributin e tyre dhe çdo demokrati. I gjeta të preokupuar për këtë proces natyrisht diferencat në mendime persistojnë. Ajo çka gjykoj unë, është në detyrimin e të gjithë drejtuesve aktual, është të dialogojnë dhe të debatojnë në grupin parlamentar të PD. Komisioni i Rithemelimit të PD-së, ka besim të plotë tek grupi parlamentar i kësaj partie. Mesazhi më i mirë është normalizimi i plotë i këtij grupi” tha Berisha. /abcnews.al


