Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

E moshuara zvicerane qëllon për vdekje vogëlushin shqiptar

schedule10:28 - 22 Mars, 2019

schedule 10:28 - 22 Mars, 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qarku Gotthelf, në Basel të Zvicrës, ku një 7-vjeçar nga Kosova ka mbetur i vrarë. Vogëlushi Mergim L. u sulmua me thikë nga një e moshuar  75-vjeçare, dhe goditja rezultoi fatale për të. Klan Kosova raporton se vogëlushi i ndjerë ishte me origjinë nga Lipjani.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës së të enjtes, ku 75 -vjeçarja zvicerane e sulmoi nxënësin Mergim L. me thikë, raportoi Blick. Djali mori lëndime të rënda dhe ishte mësuesja i tij, e  cila e kishte gjetur të shtrirë në trotuar. Megjithëse e transportoi në spital i vogli nuk mundi të mbijetonte për shkak se kishte humbur shumë gjak. Pak pas ngjarje e moshuara ishte vetëdorëzuar tek autoritetet dhe kishte pranuar krimin. Ajo tani është arrestuar dhe autoritet zvicerane po punojnë për zbardhen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!