I shkatërruar nga lufta, kryebashkiaku i Mariupolit: Do të duhen vite për të rindërtuar qytetin

schedule10:58 - 25 Mars, 2022

schedule 10:58 - 25 Mars, 2022

Situata humanitare në qytetin e rrethuar të Mariupolit vazhdon të përkeqësohet, ndërkohë që Rusia bllokon dërgimin e ndihmave humanitare, tha kryebashkiaku.

Qyteti strategjik port është i rrethuar nga trupat ruse që në ditët e para të luftës, pa energji elektrike, ujë apo gaz. Shumica e qytetit tani është në rrënoja, raporton BBC.

“Situata është vërtet e ndërlikuar. Është një krizë humanitare,” më tha Vadym Boychenko. “Një pjesë e qytetit është e pushtuar nga forcat ruse, por ushtarët tanë ende po e kontrollojnë qytetin, por ka luftime të pandërprera”, shtoi ai.

Lexo edhe: 300 civilë humbën jetën nga bombardimi i teatrit në Mariupol

Rreth 100,000 njerëz mbeten të bllokuar në Mariupol dhe përpjekjet për të kryer evakuime në shkallë të gjerë kanë dështuar. Mijëra kanë arritur të largohen ditët e fundit me mjete private. Shumë kanë folur për mbarimin e ujit, ushqimit dhe furnizimeve mjekësore dhe sulmeve të pamëshirshme ruse.

“Ne po punojmë për evakuimin të banorëve dhe besoj se kjo është e vetmja gjë që mund të shpëtojë njerëzit,” tha kryebashkiaku. “Qyteti është shkatërruar. Do të duhen vite për ta rindërtuar atë”, theksoi ai. Boychenko tha se 300 ton ndihma humanitare ishin në pritje për t’u dorëzuar, por forcat ruse nuk i lejojnë. g.v/abcnews.al