Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, aktualisht anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë, i ftuar në “log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, deklaroi se kriza e çmimeve nuk ka nisur me luftën në Ukrainë, por shumë më herët.
Bode tha se rritja e çmimeve si në fushën e energjetikes ashtu dhe në atë të ushqimeve ka ardhur që në verën e vitit të kaluar.
Sipas tij kriza filloi në momentin që po largohej pandemia, pasi fuqia e furnizimit ishte më e ulët nga ajo e kërkesës, për shkak edhe të falimentit të disa fabrikave.
Bode tha gjithashtu se në botë është ndier shumë më herët kriza e çmimeve, ndërsa në Shqiëpri tani ka filluar.
“Çështja e çmimeve është kthyer në debat publik ditët e fundit, dhe lidhet më shumë në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, por kriza e çmimeve është më e hershme, që nga vera e vitit të kaluar, ku pati një disbalancim tregu global kryesisht në tregun e energjetikes por dhe të mallrave ushqimore, ku tregu i furnizimit ishte më i vogël përballë kërkesë. Përballë pandemisë u mbyllën një sërë fabrikësh, të gjithë menduam se do të ishte një çështje e përkohshme, siç e kemi parë çmimet gjatë kësaj periudhe u rritën në nivele shumë të lartë. Çështja e disbalancës nuk ka lidhje vetëm me konfliktin, por është një fenomen që ka ndodhur në ekonominë globale, por ne e kemi ndjerë më pak, në 2021 ne kemi qenë nën inflacion. Konflikti e përshpejtoi krizën”, tha Bode.
/T.H/Abcnews.al/