Dita Botërore e Sindromës Down, Manastirliu: Analiza e ADN falas

schedule16:59 - 21 Mars, 2019

schedule 16:59 - 21 Mars, 2019

Në ditën botërore të sindromës Doën, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë lajmin e rijetësimit të laboratorit të gjenetikës në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Investimi do të mundësojë realizmin e disa prej analizave për zbulimin e diagnozave të paralindjes falas.

Gratë në pritje për t’u bërë nëna, të cilat dyshojnë se fetusi i tyre mund të mbarti probleme tashmë kanë mundësi që analizën e ADN-së dhe një sërë analizash të tjera për zbulimin e diagnozës së paralindjes ta kryejnë falas në laboratorin e gjenetikës në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në ditën ndërkombëtare të sindromës Down ka ndarë lajmin për rijetësimin e tij. 12 milionë lekësh nga buxheti i shtetit janë investuar për  aparatura të fjalës së fundit të teknologjisë.

“Rijetësimi i laboratorit të Diagnozës Molekulare në Maternitetin “Mbretëresha Geraldine”, bën të mundur realizimin e disa analizave shumë të rëndësishme për sa i përket diagnozve  prenatale, siç janë analiza e AND-së dhe një seri analizash të tjera për diagnozat prenatale që do të kryhen në sajë të këtij investimi”.

Përveç këtij investimi, ministrja e Shëndetësisë bëri të ditur se analiza të reja janë shtuar dhe  në laboratorin e gjenetikës në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, të cilat ndihmojnë për identifikimin e diagnozave gjenetike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!