Kundërshtojnë shembjen e banesave, banorët protestë përpara Parlamentit

schedule15:20 - 24 Mars, 2022

schedule 15:20 - 24 Mars, 2022

Banorët e tre zonave të Tiranës, “Kodra e priftit”, Paskuqanit dhe Laprakës, banesat e të cilëve do të shemben janë mbledhur sot në një protestë përpara parlamentit, ndërkohë që zhvillohet seanca plenare.

Për mikrofonin e ABC, një prej banorëve të “Kodrës së priftit”, thotë se projekti i është devijuar. “Te ne ka pasur një devijim, nga 7 banesa prishen 42.  Është një kosto e ndërtimit. Këta justifikohen se Tirana është zgjeruar, ndërsa hapësira është 50 metra. Kërkesa jonë është që të zbatohet projekti i ‘98 ose le ta ngrijë projekti. Ne do vazhdojmë me rrugë gjyqësore. Ta dinë që një ditë do të përballen me ne. Gjithmonë protestat tona do të jenë qytetare”, tha ai.

Sakaq, banorët kanë paralajmëruar se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre do të përshkallëzojnë protestat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!