Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një muaj pas nisjes së pushtimit, MFA e Rusisë: Po u rikthejmë normalitetin ukrainasve

schedule14:56 - 24 Mars, 2022

schedule 14:56 - 24 Mars, 2022

Ministria e Jashtmë e Rusisë ka reaguar në lidhje pushtimin e Ukrainës, të cilin ata e quajnë “operacion ushtarak”.

Sipas tyre, operacioni po shkon sipas planit dhe objektivat e parashikuara do të realizohen.

Madje, rusët pretendojnë se jeta i është rikthyer normalitetit në zonat që marra prej tyre nën kontroll.

Kjo deklaratë bëhet një muaj pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ku deri më tani numërohen mijëra civilë të vrarë dhe miliarda dollar dëme të shkaktuara në infrastrukturë, ndërsa vlerësohet se më shumë se 1.5 milion ukrainas janë larguar nga vendi, kurse 10 milion të tjerë janë zhvendosur nga vendbanimi i tyre për një zonë më të sigurt brenda Ukrainës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!