Protesta e opozitës, qytetarët përballen me trafik

schedule16:00 - 21 Mars, 2019

schedule 16:00 - 21 Mars, 2019

Bllokimi i rrugëve nga policia gjatë kohës që zhvillohej protesta, ka sjellë paralizimin e transportit urban. Edhe kësaj here, ata që i vuajtjen pasojat e kësaj proteste, ishin qytetarët. Bllokimi i rrugëve, si masë sigurie e ndërmarrë nga policia, solli paralizimin e transportit.

Si pasojë, trafiku në Tiranë ishte tejet i rënduar. Një pjesë e madhe e linjave të transportit publik, i kanë zbritur pasagjerët në gjysmë të rrugës. Siç shihet nga pamjet e fokusuara nga kamera e ABC News, urbani i linjës Kombinat-Kinostudio është detyruar t’i zbresë udhëtarët pranë kryqëzimit të 21 Dhjetorit.

Qytetarët janë detyruar të ecin në këmbë nga 21 Dhjetori për në drejtim të qendrës së kryeqytetit apo destinacioneve të tjera.  Me të njëjtin problem u përballën edhe pasagjerët e linjës së Unazës së re, të cilët janë zbritur në mes të rrugës.

Qytetarët e shumtë kanë pritur për minuta të tëra nëpër stacione pasi kanë qenë të painformuar për devijimet e linjave urbane të transportit publik. Jashtë kamerës ata thonë se protestat janë e drejtë e gjithsecilit, por jo deri në atë masë sa të pengojnë të tjerët që duan të shkojnë në punë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!