Rritja e çmimeve e kriza energjitike, Ahmetaj: Mos i përdorni politikisht, ajo që ka bërë qeveria shkon përtej mundësive

schedule11:59 - 24 Mars, 2022

schedule 11:59 - 24 Mars, 2022

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj i ka kërkuar opozitës që të tregohet e ndershme me qytetarët kur vjen puna tek kriza energjitike dhe rritja e çmimeve. Ahmetaj u kërkoi deputetëve të opozitës që të mos e përdorin situatën politikisht, por të merren më shumë me mënyrën sesi është duke u përgjigjur qeveria.

“A ka debat më se cila është arsyeja e çmimeve të rritura. Për arsyet e çmimeve, kemi debat? Jo. Nafta, Rusia është vetë prodhuese, çmimi i naftës është rritur nga 65, muaj më parë, sot është 114. Do reflektojë pasigurinë në terrene të ndryshme, lufte, diplomatike etj…Mos e përdorni politikisht…”

Sipas zv/kryeministrit, ajo që ka bërë Shqipëria deri më tani për të menaxhuar situatën kalon përtej mundësive të veta financiare.

“Kemi marrë përgjegjësi jo për garë me opozitën, por me dhimbjen dhe çmimet e rritura. Mund të shkojë në 200 milionë dollarë subvencioni në vit.”

Kurse, për ata që kërkojnë heqjen e taksës tek karburantet, Ahmeti tha se një veprim i tillë do ta fuste vendin në kolaps.

“Për heqjen e taksave, shumica nga ju shtireni. Ndonjë naiv që s’kupton, thotë hiq taksa. S’do paguajmë dot pensionet, spitalet…Lufta s’ka mbaruar, nuk e dimë si do shkojë. Do t’u qëndrojmë qytetarëve afër. Po bëjmë atë që mundemi, me bordet e transparencës nuk lejojmë manipulimet….” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!